fbpx

Mëngjes ideal për pak minuta, smoothie me banane dhe kivi

nga Revista Kosovarja

Një pije smoothie është fantastike për të nisur mëngjesin. Merni disa ushqime që ju mbushin energji dhe përziejni në blender, është kaq e thjeshtë.

Përbërësit:

1 gotë kos

2 kivi

1 mollë

1 banane

1 portokall

kuba akull

2 lugë gjelle lajthi

2 lugë gjelle fara liri

Përgatitja

Pastrojini frutat dhe prejini në copa të vogla. Kombinoni kosin, kivin, mollën, bananen, portokallin dhe akullin në një blender. Shtoni më pas 2 lugë gjelle lajthi dhe 2 lugë gjelle fara liri. Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene. Hidheni smoothie-n në një gotë dhe dekorojeni me 3 feta banane, 2 lajthi, pak fara liri, dhe 1 fetë kivi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]