Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mëngjesi perfekt nëse doni të ndiheni të ngopur dhe të humbni peshë

nga Revista Kosovarja

Ekspertët e ushqimit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë më shumë kos në vaktin e parë të ditës, janë më të predispozuar të humbasin në peshë.

Mbi artikull

Kosi është shumë i pasur me proteina dhe përmban pak kalori. Ideja e të ngrënit kos çdo ditë për të rënë në peshë, tingëllon pak e mërzitshme, sidomos për njerëzit që rendin pas larmisë. Megjithatë, kosi nuk ka përse të jetë i mërzitshëm, nëse atë e shoqëroni me fruta dhe drithëra.

Këtu përfshihet tërshëra, boronicat dhe erëzat e ëmbla.Në vazhdën e recetave të shëndetshme për një mëngjes të shijshëm, por edhe të pasur në vlera, AgroWeb.org ju rekomandon recetën e kosit me banane dhe kanellë.

Përbërësit:– një filxhan çaji me kos– 1 lugë mjaltë– 1 banane e prerë në copa të vogla– një majë luge kanellëPërgatitja:Nëse nuk jeni dashamirës të mëngjeseve të lëngshme, atëherë ju mund t’i përzieni manualisht të gjithë përbërësit në një pjatë dhe ta konsumoni atë në mëngjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Por të njëjtët përbërës mund t’i fusni në një mikser për një përzierje më të njëtrajtshme.Kosi është një ushqim i shëndetshëm, por produktet e kosit me fruta që shiten nëpër tregje janë të mbushura me substanca shtesë (konservantë). Këto substanca shërbejnë për ruajtjen e jetëgjatësisë së produktit.

Për më tepër, në rastin më të mirë këto produkte janë të bëra me qumësht pluhur.Kosi i bërë në shtëpi është i më i mirë, më i shëndetshëm dhe më i pasur në vlera, sidomos me probiotikë. Banania është një frut shumë i mirë për një mëngjes të shëndetshëm. Ajo rekomandohet sepse shmang nepsin e paradites që na shtyn drejt të ëmblave të panevojshme. Po ashtu, banania tretet më mirë duke u kombinuar me kosin.

Enzimat e saj luajnë një rol të shkëlqyer për përmirësimin e tretjes. Për më tepër, banania përmban pak kalori ndaj përbën një pikënisje fantastike për mbajtjen nën kontroll të kalorive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]