fbpx

Mëngjesi që ju zgjat jetën

nga Revista Kosovarja

Të konsumosh mëngjes do të thotë të ulësh rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve, duke filluar nga diabeti i tipit 2 deri tek sëmundjet kardiake.

Duke pasur nivele më të qëndrueshme të sheqerit mbrohet zemra dhe truri nga dëmtime. Me pak fjalë, mëngjesi zgjat jetën!

Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që nuk hanë fare mëngjes kanë 450 herë më shumë shance të bëhen obez nga ata që konsumojnë rregullisht mëngjes të ekuilibruar mirë. Gjithashtu, mos harroni se mëngjesi në “fast food” është njësoj i dëmshëm si kur e anashkalon fare.

Recetë për vaktin e mëngjesit:
2 feta bukë thekre të zezë
40gr gjizë pa yndyrë me pak arra
1 kupe karrota dhe kunguj të zier ose të pjekur me shumë pak vaj ulliri ekstra të virgjër
1 kupë çaj sherebele me 1 lugë të vogël mjaltë

Ky mëngjes ofron:
10gr proteina, 8gr yndyrë, 40gr karbohidrate (sheqer), dhe 350kalori, . Për një pjesë të madhe të femrave kjo sasi kalorish është vetëm 15% e sasisë totale të kalorive që duhet të marrë në një ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]