fbpx

Meritoni dhe Heidi afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin

nga Revista Kosovarja

Pa humbur shumë kohë kanë nisur edhe pëlqimet e para në ‘Big Brother Vip 3’. Duket se i pari që ka nisur të flirtojë është gazetari nga Kosova Meriton Mjekiqi.

Meritoni ka nisur të flirtojë me Heidin. Ata janë në kuzhinë dhe flasin për jetën e tyre jashtë shtëpisë, ku Meritoni e pyet Heidin nëse ka qenë ndonjëherë në Prishtinë dhe ajo tregon që nuk ka qenë.

Meritoni: Po pse, a e di gabimin më të madh që ke bërë deri tani, por do të ta fal këtë herë. Në Prishtinë është shumë jetë e mirë.

Kujtojmë që Heidi ka marrë pjesë edhe në “Grande Fratello”, ku pas hyrjes së të atit, ajo u tërhoq nga gara.

Meritoni: A i ke prindërit strikt?

Heidi: Jo, mua më kanë dhënë mundësinë të jetoj dhe studioj jashtë që e vogël.

Meritoni: Vërtetë babai të nxorri jashtë nga shtëpia e ‘BB’ në Itali?

Heidi: Jo mua nuk më nxorri babai, ai ishte ndjerë keq për disa situata dhe unë pastaj e mora vetë vendimin që të largohesha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]