fbpx

Mësimdhënësi kosovar: Kemi punuar 1 orë e gjysmë dhe online, nuk i meritojmë shtesat si të mjekëve e policëve

nga Revista Kosovarja

Që kur ka filluar pandemia mjekët dhe policët janë shpërblyer me shtesa për shkak se kanë qenë në vijën e parë të frontit.

E një gjë të tillë po e kërkojnë edhe mësimdhënësit kosovar ani pse kanë punuar online në fillim të pandemisë, e pas lirimit të masave edhe me orar të shkurtuar 1 orë e gjysmë orë punë në ditë, shkruan “Kosovarja”.

Është Rrahman Jasharaj ai që ka treguar se punëtorët e arsimit janë duke kërkuar që të trajtohen njësojë sikurse mjekët dhe policët sa i përket ndihmës me mjete në periudhën e pandemisë.

E kësaj ideje e kërkese i doli kundër vet një mësimdhënës nga Prizreni.

Muharrem Alushaj ka thënë se mësimdhënësit nuk e meritojnë trajtimin njëjtë sikur të mjekëve e policëve duke treguar arsyet në këtë status të tij.

Statusi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Mësimdhënës jam edhe unë dhe gjatë muajit të dytë të punës në gjimnaz jam infektuar dhe kam vuajtur të zitë e ullirit nga Coronavirusi, por këtu nuk pajtohem aspak me ju. Ne nuk mund të krahasohemi me mjekët dhe policët të cilët kanë qenë dhe janë ende në frontin kryesor të luftës kundër Pandemisë. Ne bile edhe këto pagesa që po i marrim realisht nuk i meritojm,ngase kemi punuar shumë më pak se në kushtet normale, me orar të shkurtuar nga 3 orë mësimore në ditë, nga 30 minuta dmth 1.5 orë të plota në ditë, kurse mësimi online thënë realisht ka qenë formalitet sa për sy e faqe pa kurrfar rezultati, plus tërë verës kemi pas pushim dhe 1 muaj tash pushim në dimër. Thënë Shkurt mësim i dështuar dhe pa kurrfar cilësie. Në qafë jemi duke i marrë nxënësit, jo vetëm tash por edhe para pandemisë. Këtë e dimë të gjithë. Mjekët dhe policët kanë punuar me orar shumë më shumë se në kushte normale. Puna e tyre nuk është e zakonshme, por e jashtëzakonshme. Ky është realiteti.”, shprehet profesori Alushja duke iu kuundërvënë i bindur SBASHK-ut./Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]