E ftuar në emisionin “Ky emër”, këngëtarja e njohur Mihrije Braha ndau një moment personal dhe të pazakontë nga përvoja e saj në rrjetet sociale.
Ajo tregoi një nga mesazhet private që kishte marrë gjatë karrierës së saj muzikore, një mesazh që jo vetëm e kishte habitur, por edhe e kishte detyruar të reagojë.
“Ku e din ti që unë jam asi lloji femre? A e din që unë i tregoj Naimit, dhe ti ki me i dhënë llogari Naimit se qysh më njeh kështu!” – ka qenë reagimi i prerë i Mihrijes, e cila nuk la vend për keqkuptime.
Por ngjarja nuk përfundon këtu.
Të nesërmen, gruaja e personit që e kishte kontaktuar Mihrijen, i shkroi vetë këngëtares me një koment të papritur:
“Burri jem nuk përdorë asi fjalori. E ka lanë Facebook-un qelë, e pash që e kishe shkru ti” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mesazhi ishte dërguar pa dijeninë e bashkëshortit të saj, ose në gjendje jo të zakontë.
Mihrije Braha, me maturinë që e karakterizon, u shpreh se dyshon që personi që kishte shkruar ishte i dehur dhe zgjodhi ta mbyllë aty situatën, pa e çuar më tej.