fbpx

Milaim Zeka: As në xhehnet nuk isha shku me Shefqet Krasniqin

nga Revista Kosovarja

Tema për heronjtë dhe religjionin ka ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit. E në këtë debat nuk ka si të mos përfshihen edhe hoxhë Shefqet Krasniqi e gazetari Milaim Zeka.

Në debatet e sontme televizive janë paraqitur të dy.

Shefqet Krasniqi në RTV Dukagjini duke e komentuar një deklaratë të Milaim Zekës i cili ka thënë se Adem Jashari, komandat legjendar i UÇK-së ka pirë birra ka thënë se Zeka flet palidhje.

“Tybe si beson kurrkush Milaimit se di cka i jepni hapësirë se ky flet vec palidhje”, tha Krasniqi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Milaim Zekës nga studioja e Kanal 10. Zeka ka thënë se me Shefqet Krasniqin as në xhehenet nuk do të shkonte.

“Tybe kam thënë para 10 vjetve mem çu zoti në xhehnet me të , shkoj midis xhehnemi. Kurrë në jetë nuk kam thënë se Adem Jashari ka qenë kundër fesë. Në kuran e në Bibël thuhet se Zoti e dënon rrencin. Që baci Rifat falet , po që bin birra bashkë kena pi. Unë kam folë për Adem Jasharin mos me abuzu me emrin e tij. Mulla Shefqeti le të vazhdon e ka gjet terrenin”, tha Zeka.

I gjithë debati nisi pas një interviste  të hoxhës mulla Osman Musliu, i cili tha se Adem Jashari ka refuzuar ta ndezë cigaren në Ramazan sepse ka qenë duke agjëruar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]