Në Venecia të Italisë po mbahet festivali i filmit ‘’Venice Film Festival’’, i cili çdo vit mbledh yjet nga e tërë bota.
Ky edicion që është i 79-ti me radhë ka filluar me 31 gusht dhe do të zgjasë deri me 10 shtator 2022.
Në mesin e yjeve të njohur, e pranishme në këtë mbrëmje ishte edhe modelja kosovare, Gresa Hoti.
Modelja që po zhvillon karrierë të suksesshme shkëlqeu pranë yjeve të mëdhenj botërorë, si: Irina Shayk, Elodie, Sadie Sink, Penelope Cruz e të tjera.
Gresa ndau në llogarinë e saj në Instagram, foto nga parakalimi i saj në tapetin e kuq dhe si gjithë mahniti me pamjen e saj.