fbpx

“Mos më prek mua me dorë”, eskalon debati mes Eglës dhe Jetmirit

nga Revista Kosovarja

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Eglës dhe Jetmirit në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania 3’.

Gjithçka nisi pasi Sara është futur në pishinë për të mos lejuar banorët t’ia marrin shiritin, që do ta penalizonte nga loja e dhënë.

Teksa ajo ka tentuar të dalë, ka qenë Meritoni ai i cili s’e ka lejuar, vetëm për të arritur ta nxjerrë atë jashtë loje.

Të dy kanë nisur të debatojnë, ndërsa më pas është përfshirë Egla.

Ajo ka mbështetur Meritonin dhe është shprehur se Sara do të rrijë në pishinë sepse kështu zgjodhi, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Duke parë situatën e agravuar, mes atyre të treve, ka ndërhyrë Jetmiri, i cili ka tentuar të prekë Eglën tek bluza, duke i kërkuar të qetësohen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]