fbpx

Moti gjatë këtyre ditëve

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këto dite do të mbajë mot i ftohët e me reshje bore.

Sipas IHMK-së, më shumë reshje bore pritet të ketë të enjten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës, kryesisht ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]