fbpx

Moti gjatë këtyre ditëve- herë vjeshtë e herë pranverë

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore reshje bore. Temperaturat pritet të shënojnë ulje, por nuk pritet i ftohtë i madh. Pasdite reshjet pritet të pushojnë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore reshje bore.

Të shtunën në tërë rajonin pritet mot i freskët, me vranësira dhe ndonjë rigë lokale shiu. Pasdite priten kthjellime lokale.

Të dielën na pret ditë e vërtetë pranverore me rreze të shumta diellore dhe ngritje të temperaturave.

Nga e hëna ngrohtë, por përpos intervaleve kohore me diell, vende-vende priten edhe vranësira dhe riga lokale shiu./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]