fbpx

Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 77 shkolla

nga Revista Kosovarja

Moti i keq me shi e dëborë ka bërë që të pezullohet mësimi të hënën në 77 shkolla të Shqipërisë.

Ministria e Arsimit në Shqipëri ka njoftuar se vendimi është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq, raporton Abc News.

Bëhet e ditur se situata është më problematike në shkollat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit e Pukës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]