Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për fundjavën.
Të shtunen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.