fbpx

Moti për pesë ditë

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë mot me diell dhe reshje shiu.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare?, ka bërë të ditur IHK.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]