fbpx

Moti sot dhe ditët në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, por edhe me vranësira të shpeshta të cilat pritet të kushtëzojnë riga ose rrebeshe lokale shiu. Mund të ketë edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot i freskët dhe me vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë riga ose rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kontientale, ndërsa në viset bregdetare kryesisht pa reshje.

Mot i ndryshueshëm nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira të cilat vende-vende mund të kushtëzojnë riga lokale shiu.

Mot mjaft jo-stabil na pret edhe të martën. Priten vranësira dhe riga ose rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nga e mërkura pritet të kemi përmirësim gradual të motit. Pra, nga e mërkura priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, por reshje atmosferike nuk pritet të ketë. Temperaturat shënojnë rritje graduale por nuk pritet të jetë shumë nxehtë./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]