fbpx

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Mëngjesi do të jetë i freskët dhe me mundësi për mjegull në nëpër lugina. Gjatë ditës me rreze të shumta diellore dhe temperatura maksimale rreth 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Nëpër lugina në mëngjes mund të ketë mjegull. Gjatë ditës kryesisht me diell, por në disa rajone pritet të jenë të mbuluara nga vranësirat.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Priten rritje të temperaturave.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me rreze diellore, por edhe me vranësira të herëpashershme. Mëngjeset në disa rajone mund të jenë me mjegull për shkak të inversionit të temperaturave. Ditët e ngrohta do të ngjajnë si në pranverë.

Nga e hëna pritet të fillojnë reshjet e shiut./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]