fbpx

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, por i ftohtë. Mëngjesi pritet të jetë shumë i ftohtë dhe me acar. Temperaturat në mëngjes pritet të luhaten nga – 2 deri në – 9 gradë Celsius në viset malore. Gjatë ditës temperaturat rriten deri afër 7 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore të gjata me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë.

Të hënën pritet të kemi mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat ditore pritet të shënojnë ngritje.

Nga e marta shtim i vranësirave me reshje lokale shiu e bore në disa vise në Kosovë dhe thellë në veriun e Shqipërisë, ndërsa të mërkurën në Kosovë priten reshje të dendura bore. Në Shqipëri priten reshje shiu, ndërsa borë në verilindje dhe lindje të vendit. Të mërkurën reshje të dendura bore priten edhe në Mal të Zi, por edhe në disa rajone kryesisht kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut. Nuk përjashtohet mundësia që borë të ketë edhe në disa ultësira të Maqedonisë së Veriut./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]