fbpx

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, por nganjëherë priten erëra të freskëta nga veriu dhe veriperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me atlnerime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Vetëm në veri të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Priten rritje graduale të temperaturave dhe alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Të dielën pasdite në Kosovë vende-vende mund të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e hëna destabilizim i fuqishëm i motit. Priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Sipas ecurive aktuale vende-vende priten reshje intensive./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]