fbpx

Moti sot dhe ditëve të ardhshme

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat pritet të shënojnë rritje, ndërsa me zhvillimin e vranësirave rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe në disa vise me zhvillime lokale të vranësirave, por pa reshje atmosferike. Temperatura pritet të shënojnë rritje.

Të enjtën dhe të premtën na pret mot edhe më i ngrohtë. Gjatë ditës në disa vise në Shqipëri priten zhvillime të vranësirave vertikale të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë mund të ketë edhe në disa vise në Kosovë.

Të shtunën pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Në bregdet kryesisht pa reshje ose me ndonjë zhvillim të izoluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]