fbpx

Moti sot në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Mot stabil gjatë javës, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, parashikon “Prishtina Weather”.

Ditën e enjte do të ketë edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje, me një rënie të temperaturave. Nga e premta sërish kthjellime e diell.

Kushtet e motit të qëndrueshëm, me dominim të qetësive, mbajnë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes, ndërsa cilësia e ajrit mund të përkeqësoshet me indeks që vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

Datat:

17.10 – Në mëngjes ftohtë, ultësirave mundësi për mjegull. Ditën kthjellët dhe me diell.

18.10 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.

19.10 – Kryesisht me diell.

20.10 – Vransira kalimtare paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.

21.10 – Kthjellët dhe me diell. Më ftohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e ato maksimale fillimisht mbesin të larta në 19C e 20C, e nga dita e enjte pësojnë rënie deri në 14C e 15C.

Do të dominojnë më shumë qetësitë, herë herë do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe jugperëndimi 1-4m/s. Vetëm të enjten frynë edhe erë mesatare nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale ditën e hënë, më pas me tendencë të rënies, por që mbetet e lartë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]