Bashkëpunimi i ri në lindjen e të të koszmetikës, që mbajnë firmën e Kylie dhe Kendall Jenner u prezantua dy ditë më parë dhe njerëzit kishin shumëçka për të thënë në lidhje me ambalazhin e produkteve.
Fotografitë që u përdorën për paketimin përfshinin foto të motrave në një atmosferë shumë intime që shumë njerëz nuk e pëlqyen dhe thanë që ishte e çuditshme dhe madje edhe për disa paraqiste incest.
Bashkëpunimi i shumëpritur u zbulua më në fund pasi Kendall përfundoi kontratat me kompani të tjera kozmetike.
Kylie e bëri publike produktin në profilin e saj në Instagram, duke thënë:
“Bashkëpunimi KENDALL X KYLIE fillon më 26 qershor. Ne kemi ëndërruar për këtë për një kohë të gjatë dhe shpresojmë se do t’ju pëlqejë. Jam shumë e lumtur që po punoj me motrën time”, shtoi ajo duke theksuar se edhe ajo si shumë fansa të saja e kanë pritur me padurim lansimin e produkteve të reja.
https://www.instagram.com/p/CBrVEHIHQOv/?utm_source=ig_embed
Mirëpo motrat Jenner morën edhe shumë kritika duke iu thënë së pozat në këtë kampanjë ishin shumë provokuese, ku për disa kjo paraqiste edhe incest.
“Kjo është sepse ju mund të shihni gjithçka përmes një prizmi mashkull”, thuhet në njërin nga komentet.
“Motrat u rritën në një mjedis që i kushtoi shumë vëmendje seksualitetit dhe që patjetër që kishin një ndikim në to”, shkruhej në një koment tjerët.
Një përdorues tjetër deklaroi: “Unë mendoj se marketingu i tyre është i zgjuar. Ata nuk kanë paguar për një reklamë në një revistë ose në TV si shumica e kompanive kozmetike. Një pjesë e madhe e marketingut është t’i bësh njerëzit të flasin për markën, dhe të gjithë e dimë se si u bë marka Jenner.”
https://www.instagram.com/p/CBqw25hHlay/?utm_source=ig_embed