fbpx

Mungoi në homazhet e Zef Dedës, reagon Sandër Ruçi: “Nuk kam shkuar ta shikoj…”

nga Revista Kosovarja

Zef Deda ndërroi jetë ditën e premte dhe homazhet për në banesën e fundit u bënë ditën e shtunë në Shkodër.

Miq, kolegë dhe dashamirës morën pjesë në homazhet e tij, por u vu re mungesa e artistit, Sandër Ruçi. Ai ka reaguar për këtë duke thënë që ata kanë 20 vite që nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin.

Në një postim që ai ka zgjedhur ta ndajë me miqtë në Facebook, Sandri tregon se ata janë shokë fëmijërie. Zef Deda dhe Sandër Ruçi janë rritur dhe ushqyer bashkë, por sipas tij jeta të sjell ndarje.

“Ndarja jonë nuk ka qenë kurrë shpirtërore, më ka pushtuar pikëllimi për këtë humbje. Shpresoj që shpirti i tij të prehet në parajsë. Ishemia ka bërë punën e vet, goditjet kanë qenë të njëpasnjëshme. E dija që ka qenë i sëmurë, por unë jo se nuk jam interesuar, por nuk kam shkuar ta shikoj. Për të mos qenë hipokrit nuk më vjen keq që nuk kam shkuar ta shikoj sepse nëse do të më kishte ardhur, do të kisha shkuar”, ka shkruar ai.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]