Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht t’i kërkonte publikisht falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminelë.
Musliu thotë se nëse ajo nuk kërkon falje publike kërkesa për t’i takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimtë dhe e padrejtë.
“Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel. Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimit dhe e padrejtë”, ka shkruar ajo.