Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndahet nga jeta vëllai i Ema Andreas, ish-basketbollisti i njohur

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e kësaj të hëne, sporti dhe media shqiptare u zgjuan me një lajm të trishtë. Ish-basketbollisti i njohur i ekipit të Dinamos dhe gazetari sportiv, Enea Andrea, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e shumtë të sportit.

Mbi artikull

Mësohet se Enea Andrea pësoi një atak kardiak fatal teksa po stërvitej në palestër. Ndonëse rreth shtatë vite më parë ai kishte kaluar një problem të ngjashëm me zemrën, ai ia kishte dalë të rikuperohej plotësisht, duke u rikthyer në një formë optimale fizike dhe duke vazhduar jetën aktive sportive.

Enea ishte një emër i dashur dhe i respektuar në basketbollin shqiptar. Për shumë vite, ai kontribuoi me pasion për ngjyrat e ekipit të Dinamos, ku spikati për talentin e tij, duke u bërë gjithashtu pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar. Ai do të kujtohet gjithmonë si një sportist model dhe një koleg i palodhur.

Pas tërheqjes nga parketi, Enea nuk u shkëput nga sporti i zemrës. Ai u bë një figurë shumë e njohur në median shqiptare si specialist dhe komentator i spikatur. Zëri dhe analizat e tij profesionale në transmetimet e basketbollit amerikan NBA e bënë atë një pikë referimi për të gjithë adhuruesit e këtij sporti në Shqipëri.

Moneytizer Paragrafi 4

Përveç arritjeve të tij, Enea ishte vëllai binjak i aktores së mirënjohur shqiptare, Ema Andrea. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur thellësisht rrethin artistik dhe sportiv, të cilët e vlerësonin Enean jo vetëm për profesionalizmin, por edhe për integritetin dhe mirësinë që e karakterizonte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]