Aktori i njohur i humorit shqiptar Zef Deda është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Ndërkohë, ditën e sotme janë bërë homazhet për të ndjerin në në hollin e Teatrit “Migjeni”.
Pjesë e homazheve ishte edhe aktori Agron Llakaj, i cili tha për gazetarët se ikja e Dedës ishte e parakohshme, ndërsa theksoi se ai la pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut.
“Ikja ishte e parakohshme, dhe në këtë moshë dhimbja është e madhe. Por, gjithësesi, artistët me këtë emër, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbje, por, me artin e tij dhe dashurinë e publikut, ai ka lënë pas të qeshura.
Më duket sikur trupa profesioniste e humorit shqiptar është më shumë në qiell se sa në tokë, aty janë emra të mëdhenj, të cilëve sot, i bashkohet Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij që janë artist, të trashëgojnë diçka nga geni i tij.”