fbpx

Nderimet për Mbretëreshën Elizabeth II mund të ndërpriten, qytetarët po presin deri në 14 orë

nga Revista Kosovarja

Radha e qytetarëve për t’i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës Elizabeth II deri në 7.8 kilometra ndërsa po pritet deri në 14 orë për të hyrë në Westminster.

Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport ka paralajmëruar se radha ka shkuar deri në Southwark Park dhe së shpejti mund të ndërpritet.

“Nëse parku arrin kapacitet, hyrja në radhë do të ndërpritet. Nëse nuk jeni nisur ende për t’u bashkuar, ju lutemi konsideroni të prisni derisa numrat të zvogëlohen”, shkruan në njoftim.

Mbi 40 forca të policisë po kontribuojnë në operacionin e sigurisë për funeralin e Mbretëreshës.

Theksojmë se Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në Pallatin Balmoral të Skocisë.

Shumë liderë botëror dhe personalitete të ndryshme pritet të marrin pjesë në funeralin e Elizabeth II, i cili pritet të mbahet të hënën.

Mbretëresha pritet të prehet në paqe pranë bashkëshortit, Princit Philip, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]