Një femër ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtunë në Prishtinë, pasi është hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra”.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.