364
“Elementi i 5-të” ishte një nga këngët e saj më të njohura, që publiku e pëlqej dhe e dëgjoj shumë.
Bash në kohën kur karriera e saj po ecte shumë mirë, Bubulina Krasniqi vendosi të largohej nga tregu muzikor, shkruan “Kosovarja”.
Ajo, tashmë punon në një institucion dhe duket se në aspektin profesional është mjaftë e konsoliduar, e në muzikë nuk flitet se do të kthehet me diçka.
Është e martuar dhe gjithashtu ka fëmijë, por pamja e saj nuk ka ndryshuar fare, madje ngjanë si një herë e një kohë.