Reperja 28-vjeçare e guximshme në eksperimentimin me dukjen e saj, vitet e fundit ka marrur kahje plotësisht ndryshe. Doja Cat, artistja e njohur e skenës botërore e cila bujën e saj e bëri me këngën “Mooo!” në vitin 2018, tashmë njihet edhe për stilin e saj të veçantë.
Nëse shohim ndryshimin gradual të saj, mund të thuhet lirisht se ka kaluar në dy ekstreme. Mbrëmjet e modës e tapeti i kuq janë eventet të cilat shpërfaqin pasionin e saj për modën, por ndryshe nga të tjetrët.

Me paraqitjet e saj janë tronditur edhe fansat, duke hedhur kështu edhe dyshime për gjendjen e saj shëndetësore, por kjo e fundit nuk ia la keq duke i etiketuar si “të mjerë”. Ky veprim ka ndikuar në humbjen e ndjekësve të saj në instagram, por Doja qëndron prap në piedestal, virale në rrjete sociale me projektet dhe performancat e saj muzikore.

