Moderatorja dhe producentja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, ka ndarë një moment tejet të rëndësishëm dhe emocional në jetën e saj diplomimin e vajzës së saj, Nikolinës, në Londër.
Me krenari dhe emocion të madh, Alketa ka publikuar një foto të vajzës me kapelë dhe diplomë në dorë, duke treguar se ajo është shpallur studentja më e mirë e Shkollës së Ekonomisë në klasën e vitit 2025.
Në një postim të gjatë në Instagram, Alketa shkruan se Nikolina është pranuar në 5 universitete dhe se krenaria për arritjet e saj nuk ka të krahasuar. Ajo thekson se kurrë nuk i ka vendosur presion fëmijëve për rezultatet, por ka besuar te vullneti dhe përkushtimi i tyre, shkruan Kosovarja.
“Uroj të jesh një zë i fortë në këtë botë, me mendje të bukur dhe zemër të madhe”, shkruan ajo, duke përfunduar me një falënderim për bijën që, siç thotë, “na bëre krenarë”.
Postimi i saj shoqërohet nga mesazhe mbështetëse dhe urime nga ndjekës e miq, të cilët e përgëzojnë për edukimin dhe suksesin e vajzës.