fbpx

Në disa komuna do të ndalet uji

nga Revista Kosovarja

Për shkak të vërshimeve, në disa komuna sot është ndërprerë furnizimi me ujë.

Ndërprerja e ujit është bërë edhe në Fushë-Kosovë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se disa zona të Prishtinës janë pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas kësaj kompanie, arsyeja e mosfurnizimit me ujë është ndërprerje e energjisë elektrike nga ana e KEDS-it.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët e këtyre zonave: Vragolia, Henc, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit se, aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS pasi që, për shkak të vërshimeve në vendin tonë, shumë trafostacione janë në ujë dhe nuk mund të specifikojmë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë , vetëm bazohemi dhe po e përcjellim në vazhdimësi situatën e krijuar deri në stabilizimin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]