fbpx

Në fund të shtatzanisë, por ja si shfaqet e veshur Dafina Zeqiri

nga Revista Kosovarja

Siç dihet, Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar po vazhdon të ngjitet në skenë me të njëjtin pasion e energji si gjithmonë.

No description available.

E veshur me stil dhe plot vetëbesim, Dafina është shfaqur në disa koncerte së fundmi, duke kënduar live ndërkohë që ekspozon me krenari barkun e rrumbullakosur, shkruan “Kosovarja”.

Fansat kanë shpërthyer në komplimente, duke vlerësuar jo vetëm talentin, por edhe bukurinë e saj gjatë kësaj periudhe të veçantë. Ka pasur edhe nga ata që nuk i kanë kursyer kritikat.

Dafina vazhdon të jetë një inspirim për shumë gra, duke treguar se edhe në shtatzëni, një artiste mund të lulëzojë e të shkëlqejë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]