fbpx

Nëse nuk e keni marrë pagesën nga Pakoja Emergjente, thirrni këtë numër

nga Revista Kosovarja

Qytetarët të cilëve nuk iu janë ekzekutuar pagesat sipas Pakos Emergjente do të mund të thërrasin në numrin 0800 44 440.

Numër ky që është publikuar nga Administrata Tatimore e Kosovë.

“Duke pas parasysh që jemi duke pranuar thirrje të shumta përmes linjave telefonike, si dhe adresave elektronike, lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente, Administratat Tatimore e Kosovës ju njofton se nuk është kompetente t’i trajtojë këto kërkesa. Andaj, ju lutem të gjitha kërkesat e juaja lidhur me këtë çështje i adresoni në Ministrin e Financave, në këtë numër telefoni 0800 44 440, i cili është i hapur çdo ditë (përveç vikendeve) nga ora 08:00-16:00”, thuhet në komunikatën për media.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]