Qepikët e bukur, të gjatë, voluminoz, i japin shumë sharmë fytyrës së seciles femër. Janë një nga elementet e rëndësishme të portretit, andaj nuk është rastësore që shumë femra kanë kujdes të shtuar ndaj qerpikëve.
Më nuk është shumë problem nëse qerpikët tuaj nuk janë në nivelin e duhur, nuk janë si të aktoreve, apo vajzave të reklamave. Tani secila mund të ketë qerpik të tillë mbreslënës, falë “Neta Lashes”.
Qerpikët e “Neta Lashes” janë të punuara me dorë dhe fijet janë 100 përqind natyrale, janë të përshtatshme për çdo formë të syrit dhe njëkohësisht shumë të lehta për tu mbajtur.
Këta qerpik të jashtëzakonshëm mund ti përdorni mbi 40 herë dhe të pastrohen pa problem. Nëse i mirëmbani siç duhet, mund të përdoren edhe më gjatë. Qerpikët e “Neta Lashes” nuk kanë nevojë për maskarë. Ata kanë pamje të atillë që nuk ka nevojë për ndërhyrje. Në dispozicion të klienteles ka qerpikë të gjatë 3D, mesatar dhe natyral dhe patjetër që janë anti-alergjike, sepse janë fije natyrale, prodhim vendor.
Qerpikët e “Neta Lashes” mund të porositen vetëm online përmes faqes në Instagram. Transporti bëhet në të gjithë botën dhe porosia arrin nga 3 deri në pesë ditë.