Ndonëse i dëgjojmë të flasin në çdo spektakël të “Big Brother VIP”, të gjithë jemi kuriozë të dimë mendimet e opinionistëve, Balinës dhe Arbërit, përtej kësaj studioje. Andan të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro kanë qenë dy emrat që janë komentuar aq shumë për opinionet e tyre, pikërisht Balinda dhe Arbëri.
Për herë të parë në një intervistë, Balina foli për një nga temat më të nxehta të momentit, debati me Beatrix. Ako tregoi versionin e saj të historisë, duke thënë se është komunikim i manipuluar.
Të them të drejtën, për qejf të shpirtit nuk do kisha folur fare. Është shumë absurde dhe shumë banale. E para punës komunikimi është i manipuluar, gjëra që janë hequr dhe janë shtuar. Kam patur një komunikim timin me dikë që njoh që pastaj ka qarkulluar dhe kur ka qarkulluar, ka qarkulluar me një emër tjetër ‘account’, me një shoqen time që rezultoi të ishte një ‘account’ fallso. E kisha ‘follow’,ishin dy accounte me të njëjtin emër. Nuk është se në veçanti kam mbështetur Trixën. Në rastin e Trixës, mua më është dukur shumë e padrejtë si është gjykuar nuk ka lidhje se ishte Trixa apo Donaldi. Jam kundër gjykimeve moraliste.
Për të kaluar te pozicioni i opinionistes në këtë eksperiencë të re si “Big Brother VIP”, ajo tha se ata nuk janë për të vendosur drejtësi por për të dhënë opinione.
Jo të gjithë e kuptojnë si duhet pozicionin e opinionistes. Nuk jemi për të vendosur drejtësi, por për të dhënë opinionin. Opinioni varet nga botëkuptimi, nga formimi i çdo individi.
Për herë të parë Balina rrëfeu se Monika është e vetmja banore me të cilën ka patur një komunikim para hyrjes në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.
E vetmja që kam patur një lloj marrëdhënie ka qenë Monika nga banorët. Prisja një Monik si Monika që është tani. E prisja të qetë, të qeshur, shumë aktive dhe shumë mirë me të gjithë. Në një moment të caktuar se di çfarë i ndodhi. Ndoshta dhe nga ndryshimi, po ishte një Monik që nuk e njihja. Qa ai momenti kur u bë shakaja me Fifin dhe kur jashtë kishte goxha reagim ndaj asaj, mënyra si ishte parë ishte e atillë. Tani jam në gjendje ta kuptoj atë. Ja kam vënë në dukje dhe madje u mërzit me mua. Që kur hyri PM me Dagz, Monika ndryshoi komplet, kishe qejf ta shihje.
E së fundmi, Balina komentoi edhe finalen e madhe, duke treguar gjithashtu si e sheh dyshen e ‘rivalëve’, Donald- Ilir.
Pres një finale spektakolare, siç meriton ky ‘Big Brother’ ta ketë. Banorët morën një pauzë nga loja dhe filluan të tregonin anën e tyre më të mirë. Mes Ilirit dhe Donaldit ka një kimi dhe një vlerësim reciprok. Shikojnë te njëri- tjetri cilësi që i konsiderojnë.