fbpx

Nis me një minutë heshtje seanca e Kuvendit të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Tashmë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Seanca filloi me një minutë heshtje për nder të 24-vjetorit të rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]