Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nis takimi i Kurtit me ndihmëssekretarin e Shtetit

nga Revista Kosovarja

Ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Mbi artikull

Ky takim po mbahet në rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku është organizuar një darkë pune nga e ngarkuara me punë në ambasadë, Anu Prattipati.

Pritet që në këtë takim të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend, raportet Kosovë-SHBA dhe dialogu me Serbinë.

Vizita e Hanrahan në Kosovë shihet si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të administratës amerikane për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]