Sot ka filluar dita e parë e izolimit në ‘Big Brother Vip’.
Aty kanë pasur diskutime të shumta ku nuk janë lenë anash as diskutimi për punët e shtëpisë.
Në videot e publikuara nga faqja zyrtare programit, u kuptua që drejtim shtëpisë po i jep Monika Lubonja e cila dëgjohet teksa thotë: “Krevatet duhet të jenë të rregulluar. Secili të vetin”.
Kanë nisur konfliktet e para dhe s’mund të ishte ndryshe veçse për punët e shtëpisë.
Nga ana tjetër një letër vjen në shtëpi dhe vëllai i madh deklaron se do i llastoj për disa ditë banorët me ushqimet.
View this post on Instagram