Një vrasje makabre ndodhi të dielën rreth orës 11 në Kamnik të Sllovenisë.
34-vjeçarja Marina Ilikiq u vra nga burri i saj, Goran, nga i cili po përpiqej të divorcohej. Ai ia preu fytin me thikë, shkruan kalnik.info.
Sipas policisë, burri shkoi rreth orës 11 në shtëpinë ku jetonte gruaja e tij, me të cilën ishte në një proces divorci. Ai e theu derën, e sulmoi dhe e goditi me thikë duke ia prerë fytin.
Ai u arratis pas vrasjes, por u gjet dhe u arrestua shpejt nga policia.
Një hetim është duke u zhvilluar për këtë ngjarje tragjike.
Çifti kishte dy fëmijë.