fbpx

Një muaj më parë Kosova regjistroi vetëm 2 raste të reja me COVID-19, sot mbi 1 mijë e 700

nga Revista Kosovarja

Më 17 korrik të këtij viti, Kosova kishte regjistruar vetëm 2 raste të reja të infektuara me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Asnjë viktimë nuk ishte regjistruar më 17 korrik, derisa po atë ditë ishin shëruar nga virusi 3 persona.

Një muaj pas, situata me pandeminë ka marrë një kthesë krejt tjetër.

Varianti Delta i COVID-19 duket se ka nisur të bëj ‘kërdi’ në vend.

Ndërsa, rekorde të numrit të rasteve të reja të infektuara po vazhdojnë të thehen.

Sot Kosova ka regjistruar 1 mijë e 765 raste të reja të infektuara me koronavirus, shifra më e lartë e regjistruar deri tani.

Po ashtu, vendi ka regjistruar edhe 5 viktima si pasojë e këtij virusi.

Komuna që ka regjistruar më së shumti raste të reja të infektuara është ajo e Prishtinës me gjithsej 400 raste, pastaj Komuna e Gjilanit me 158 raste, Ferizaj me 138 raste, Gjakova me 117 raste dhe Peja me 103 raste.

Me rritjen e numrit të rasteve të reja të infektuara me COVID-19 është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.

10 mijë e 183 raste janë aktualisht aktive me virus në vend.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se deri në 80 për qind e rasteve të infektuara me virus janë me variantin Delta.

Ndërsa, nga kjo ministri dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më shpejtë të vaksinohen kundër COVID-19 në mënyrë që të mbrohen nga virusi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]