Një person bie në nje greminë në bjeshkët e Studenicës së Istogut, nisin kërkimet

nga Revista Kosovarja

Një person ka rënë në një greminë në bjeshket e fshatit Studenicë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se Policia dhe zjarrfikësit janë nisur për në vendngjarje, por se informacione tjera ende nuk ka.

“Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur”, ka deklaruar Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]