Para pak minutash një person është therur me thikë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Personi që duket i moshës së re ka ngelur i shtrirë dhe në gjendje të rëndë, ku janë mbledhur shumë njerëz për ta ndihmuar.
Prezent shihet të jenë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që bashkë me qytetarët e pranishëm po përkujdesen për t’i dhënë ndihmë, derisa të vijë ndihma e shpejtë.
Dëshmitari që i ka dërguar foton ka bërë të ditur se dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Për momentin qyetetarët janë duke i dhënë ndihmën e parë, ndërkaq ambulanca është vonuar shumë.