Artistja ukrainase, Olesia Onykiienko, që njihet si NFNR, akronim për “Not Famous Nor Rich”. Një muzikante, kompozitore e filmave dhe teatrit dhe një kuratore e një platforme eksperimentale për gratë dhe njerëzit jo-binarë, NFNR njihet për punën e saj në promovimin e grave dhe njerëzve jo-binar në shoqëri.
Stafi i Anibar-it është i emocionuar që NFNR do të performoj në skenat e tyre. Me sfondin e saj si dirigjente kori, NFNR ka transformuar njohuritë e saja për muzikën korale në kompozime elektronike në një sërë zhanresh, duke kombinuar materialet polifonike me pasionin për xhirimin në fushën industriale, ndërlidhja në mes të dyjave është mbresëlënëse. Si iniciativë për mbështetjen e rezistencës ukrainase, NFNR ka lancuar një album të quajtur “Eve”.
NFNR në mënyrë aktive ka mbështetur rezistencën ukrainase që nga fillimi i pushtimit Rus të Ukrainës, duke mbledhur donacione dhe duke aranzhuar furnizime prej nga jashtë shtetit. Që nga fillimi i luftës, NFNR ka banuar në Ukrainë dhe gjithashtu ka bërë turne nëpër botë si pjesë e një kolektivi artistësh të quajtur “Shiva the Destructor”, për të mbledhur para për ndihmën e Ukrainës.
NFNR mori pjesë në ARS Electronica 2018. Së bashku me Anna Khvyl, ajo publikoi një album muzikor në vitin 2020. Një vit më vonë, 2021, ajo publikoi “Dog Rose” në Corridor Audio. Albumi u transmetua gjithashtu në Cashmere Radio (Berlin).
Ajo përpiqet për dukshmërinë e vendit të saj dhe rëndësinë e ndjenjës së bashkimit. Frontet e para kulturore dhe ato kombëtare janë shumë të rëndësishme, zhdukja nuk është një opsion për Ukrainën. Shpërbërja e saj për shkak të Rusisë nuk është asgjë në krahasim me atë me të cilën është e pasur Ukraina e Pavarur.