Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Nuk ka mbetur asgjë”/ Bajqinovci deklarohet mbi shpërthimin në vilën e tij

nga Revista Kosovarja

Në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur një pjesë e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.

Mbi artikull

Deputeti i VV-së Bajqinovci tha se është duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe në momentin kur ka ndodhur incidenti askush nuk ka qenë i pranishëm brenda vilës.

Ai tha se informatën për incidentin e ka marrë nga banorët.

“Jam duke shkuar, nuk kam kurfarë informate pos më kanë thënë se do dyer dhe dritare ka kërsit diçka dhe janë dalë jashtë dhe u kallë një pjesë. Policia janë në vendin e ngjarjes dhe jam në gjysë të rrugës për Prishtinë-Podujevë”, tha deputeti.

Moneytizer Paragrafi 4

“Vila ndodhet mes Bajgorës dhe Llapit është një vend afër Bajgorës. Më thanë që është djegë”, shtoi deputeti.

Aktualisht deputeti nuk ka njohuri se çka saktësisht ka ndodhur me vilën e tij.

“Fatmirësisht nuk ka qenë dikush në vilë, unë dhe famija jem rrimë aty por më lajmëruan fshatarët, tash nuk pe di edhe çka ka ndodhë, a e ka djegë rryma, po i kish qitë dritaret jashtë krejt”, tha Bajqinovci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]