fbpx

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, nis aksioni simbolik para gjykatës

nga Revista Kosovarja

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Me këtë mbishkrim nis aksioni simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ky aksion është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur.

Kurse, të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, dhe dy të dyshuarve të tjerë, do të mbahet t dielën e tre dhjetorit.

E njëjta pritet të nisë nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ende nuk dihet nëse seanca do të jetë e hapur për mediat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]