Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook pas dhunës fizike të ushtruar nga infermierja ndaj të moshuarës në Pejë.
“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë”, shkroi Çtaku.
“Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht”
E dyshuara raportohet se është arrestuar nga Policia.