fbpx

Nxirja e buzëve – ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

nga Revista Kosovarja

Nxirja e buzëve është një problem estetik që prek shumë njerëz dhe shpesh shkaktohet nga faktorë si ekspozimi në diell, pirja e duhanit, mungesa e vitaminave apo përdorimi i produkteve kozmetike me përbërës të dëmshëm.

Sipas ekspertëve, kujdesi i rregullt dhe disa trajtime natyrale mund të ndihmojnë në rikthimin e ngjyrës natyrale të buzëve. Rekomandohet pastrimi i buzëve me scrub natyral (sheqer dhe vaj kokosi), përdorimi i balsamit me mbrojtje UV, si dhe aplikimi i përbërësve si lëng limoni me mjaltë, vaj i vitaminës E apo xheli i Aloe Verës.

Gjithashtu, këshillohet shmangia e zakoneve të dëmshme si pirja e duhanit apo kafeina e tepërt dhe rritja e konsumit të ujit dhe vitaminave.

Nëse nxirja zgjat më shumë se një muaj apo shoqërohet me simptoma të tjera, duhet kërkuar ndihmë mjekësore për të përjashtuar problemet më serioze.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]