fbpx

OBSH del me një deklaratë paralajmëruese pas të nxehtit ekstrem

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, theksoi se duhet veprim urgjent për të trajtuar krizën klimatike. Duke përmendur 60,000 vdekjet në Evropë vitin e kaluar për shkak të nxehtësisë ekstreme, Kluge tha se numri i viktimave nga nxehtësia ekstreme pritet të rritet nga viti në vit.

Kluge theksoi se zonat e rrezikshme aktuale përfshijnë Evropën Jugore dhe Lindore, duke i kërkuar publikut që të kontrollojë rregullisht raportet e motit, të ndjekë udhëzimet lokale dhe të informohet për rreziqet shëndetësore që lidhen me motin.

“Përveç përshtatjes me realitetin e ri këtë verë, ne duhet të shohim vitet dhe dekadat në vazhdim”, tha Kluge duke shtuar se kriza klimatike përfaqëson një kërcënim ekzistencial për racën njerëzore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]