Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Oda e Hotelerisë kërkojnë të hapen sallat e dasmave

nga Revista Kosovarja

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës po kërkon nga Qeveria që t’i heq kufizimet ndaj bizneseve. Ata vlerësojnë se është zvogëluar numri i të infektuarve dhe se këto biznese nuk kanë qenë shkaktar.

OHTK gjithashtu kërkon që të hapen ambientet e mbyllura, si dhe sallat e dasmave, duke iu përmbajtur rregullave të vendosura me ligj.

“Numri i madh i gjobave tek këto biznese, vë në dyshim punën e Inspektoratit, prandaj OHTK-ja kërkon që të sillen konform ligjit aktual që është në fuqi”.

“OHKT-ja përkrah poashtu shembullin e komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit që t’i lirojë nga tatimet deri në fund të vitit këto biznese”, thuhet në komunikatë.

Moneytizer Paragrafi 4

OHTK gjithashtu bën me dije se nëse nuk merren masa për lirimin nga kufizimet e parapara, do të shqyrtohet mundësia për të marrë masa tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]