fbpx

Olsi e harron Eglin, nis një lidhje të re dashurie

nga Revista Kosovarja

Olsi Bylyku duket se i ka hapur sërish dyert e zemrës dhe po përflitet për një lidhje dashurie me një gazetare.

Sipas ‘Vip Magazine’ aktori ka nisur një histori romantike me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun.

Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe janë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune.

Po e njëjta media raporton se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.

Megjithatë përsa kohë emri i saj është mister dhe nuk ka një reagim nga ana e këngëtarit, gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Kujtojmë që Olsi prej disa javësh është ndarë nga ish-partnerja e tij, Egli Tako.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]